No menu items!

Real Madridi shembet nën furinë franceze – PSG përballet me Chelsean në finalen e Botërorit për Klube

Paris Saint-Germain ka kaluar në finalen e Kupës së Botës për Klube, aty ku do të përballet me Chelsean (13 korrik, 21:00), pasi eliminoi Real Madridin me rezultat 4-0.

Ndeshja nisi në ora 21:00 me një ritëm të lartë nga kampionët francezë, të cilët gjetën rrjetën që në minutën e 6-të.

Fabian Ruiz zhbllokoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë të ndërtuar nga Ousmane Dembele, me francezin që nuk arriti të godas topin, por kaloi në këmbët e mesfushorit spanjoll, që nuk gaboi.

Vetëm tre minuta më vonë, PSG dyfishoi epërsinë.

Ousmane Dembele, i papërmbajtshëm në krah, përfitoi nga një tjetër gabim në prapavijën e Realit dhe shënoi për 2-0, duke e vënë në vështirësi serioze skuadrën e Xabi Alonsos.

Në minutën e 24-të, Fabian Ruiz realizoi golin e tretë personal dhe të ekipit, këtë herë pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i djathtë, ku Achraf Hakimi dhuroi asistin vendimtar ndaj ish-skuadrës së tij.

Real Madridi u duk i shpërqendruar dhe i pasigurt në organizimin mbrojtës, ndërsa PSG shfrytëzoi çdo hapësirë për të krijuar rrezik dhe dominim të plotë në fushë.

Pjesa e dytë ishte larg asaj të parës, pasi PSG uli tempon e lojës, ndoshta duke menduar se e siguruan finalen dhe t’i ruajnë energjitë kundër Chelseat, gjersa shënoi vetëm një gol.

Desire Doue mendoi se kishte shënuar për 4-0 në minutën e 49-të, mirëpo goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Më pas, Real Madridi bëri disa zëvendësime, duke shpresuar që t’i kthente gjërat në favor të tyre, por ishte e pamundur.

Fitoren e PSG-së e vulosi Goncalo Ramos, kur shënoi për 4-0 në minutën e 87-të.

PSG e ruajti këtë epërsi bindëse, duke shkuar në finalen e Kupës së Botës për Klube, aty ku do të përballet me Chelsean, ndërsa do të mësohet se kush do të jetë klubi më i mirë në botë për katër vitet e ardhshme

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.