Malisheva mposhtet në shtëpi nga Víkingur Reykjavik në ndeshjen e parë të Conference League

Skuadra e Malishevës ka pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë kualifikuese të raundit të parë të UEFA Conference League, ku u përball me ekipin islandez Víkingur Reykjavik.

Takimi u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku mysafirët fituan me rezultat të ngushtë 1-0.

Pavarësisht humbjes, Malisheva mban ende gjallë shpresat për kualifikim, pasi ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme, më 17 korrik, në kryeqytetin islandez Reykjavík./Raporto24/

Foto:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU