Një natë historike boksi u zhvillua në Wembley të Londrës, ku përballë 90 mijë tifozëve të zjarrtë, Oleksandr Usyk konfirmoi epërsinë e tij në botën e peshave të rënda, duke mposhtur me nokaut Daniel Dubois në raundin e pestë.
Me teknikë, durim dhe forcë të jashtëzakonshme, Usyk dominoi përballjen dhe mbrojti me sukses të gjithë titujt botërorë në versionet WBA, WBO, IBF dhe The Ring.
Me këtë fitore, ukrainasi bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda – një status i rrallë që nuk është mbajtur nga askush tjetër që nga legjenda Lennox Lewis në vitin 1999.
Kjo arritje e vendos Usyk-un në mesin e emrave më të mëdhenj të historisë së boksit. Ai kishte arritur më herët të njëjtin sukses edhe në peshat kruzer, ndërsa tani shkëlqen në kategorinë më prestigjioze – atë të peshave të rënda./Raporto24/


