Zyrtare: U hodh shorti për sezonin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë

21 korrik, 2025 – Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë. Në emër të FFK-së, klubeve pjesëmarrëse në gara edicion të mbarë u dëshiroi kryetari i Komisionit të Garave Abdyl Bellopoja, i cili njëherësh kërkoi nga ato që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtje të garës. Pas tërheqjes së shortit në javën e parë, të secilës ligë do të takohen:

Superligë:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon me datë 16 gusht, xhiro e parë zhvillohet me 16 dhe 17 gusht 2025.

Liga e Parë:

Prizreni –Trepça 89

Trepça –Istogu

Ramiz Sadiku –2 Korriku

Vëllaznimi –Feronikeli

Besa Pejë –Vushtrria

Kika –Kek-u

Suhareka –Vjosa

Dinamo –Tefik Çanga

Rilindja –Liria

Sezoni i ri fillon me datë 16 gusht, xhiro e parë zhvillohet me 16 dhe 17 gusht 2025.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU