Agim Ademi kujton Fadil Vokrrin në ditëlindjen e 65-të: “Lavdi e përjetshme, miku im i shtrenjtë!”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ndjerë, Fadil Vokrri, në 65-vjetorin e lindjes së tij.

“Sot është një ditë që ngjall mall, krenari dhe shumë emocione për të gjithë ne që jemi pjesë e komunitetit të futbollit dhe jo vetëm”, shkruan Ademi në një postim në Facebook.

Duke e quajtur Vokrrin një “legjendë të përjetshme të futbollit”, Ademi kujton përkushtimin e tij në ngritjen e sportit kosovar dhe rolin vendimtar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Fadili nuk ishte thjesht një emër i madh në sport. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me pasion të madh për futbollin dhe me dashuri të madhe për vendin”, shkruan ai.

Sipas Ademit, edhe pse kanë kaluar shtatë vjet nga ndarja e tij nga jeta, Vokrri mbetet i pranishëm në çdo sukses të futbollit kosovar dhe në kujtesën e çdo dashamiri të këtij sporti.

“Lavdi e përjetshme, miku im i shtrenjtë!”, përfundon postimin e tij Ademi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU