Lajm i mirë për llapjanët – Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të rinovohet me investim prej 1.9 milionë euro

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se ky është një projekt shumë i pritur nga qytetarët dhe sportdashësit llapjanë, i cili do të realizohet me një investim prej 1.9 milionë eurosh.

“Ky projekt përfshin mbulesën e të gjitha tribunave dhe ndriçimin e fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3)”, shkroi ai,trasmeton Raporto24

Kryetari Bulliqi falënderoi Kryeministrin Albin Kurti, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe Qeverinë e Kosovës për këtë përkrahje të madhe për sportin në Podujevë.

“Urime gjithë tifozëve dhe sportistëve!”, përfundoi ai./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU