Mesfushori i Kombëtares së Skocisë, Scott McTominay, do të jetë ndër të nominuarit për çmimin prestigjioz “Topi i Artë” për vitin 2025.
Lajmi është raportuar nga gazetari i “The Independent”, Sam, i cili bëri të ditur se McTominay është përfshirë në listën e kandidatëve për çmimin e më të mirit në botë.
28-vjeçari zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Napolin, duke ndihmuar skuadrën të fitojë titullin kampion në Serie A. Ai luajti në 48 ndeshje zyrtare dhe shënoi plot 16 gola, një bilanc mbresëlënës për një mesfushor.
Aktualisht, favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim konsiderohen Lamine Yamal, Ousmane Dembele dhe Vitinha, por performanca e McTominay ka bërë që emri i tij të shtohet në garën për “Topin e Artë”.





