Zbulohen sot emrat e 30 të nominuarve për “Topin e Artë” 2025

Sot do të bëhet publikimi zyrtar i listës me 30 futbollistët e nominuar për çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit – “Topi i Artë” (Ballon d’Or).

Nga ora 12:30, faqja zyrtare e “Ballon d’Or” do të nis publikimin e emrave të kandidatëve që kanë shkëlqyer gjatë sezonit 2024/2025 dhe që janë në garë për të fituar këtë çmim të madh.

Ndër favoritët kryesorë për këtë vit janë disa emra të njohur që kanë pasur sezon mbresëlënës si:

Ousmane Dembélé

Kylian Mbappé

Vitinha

Lamine Yamal

Cole Palmer

Mohamed Salah

Nuno Mendes

Ky edicion i “Topit të Artë” pritet me shumë interes, sidomos pas një sezoni të mbushur me befasi dhe performanca të jashtëzakonshme individuale.

Kujtojmë se fituesi i vitit të kaluar ishte mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester Cityt, Rodri, i cili u vlerësua për rolin vendimtar në sukseset e klubit dhe kombëtares.

Raporto24 do të sjellë listën e plotë të të nominuarve sapo të publikohet zyrtarisht

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU