Mediat gjermane: Talenti 18-vjeçar nga Prishtina, Kaon Maliqi, pjesë e skuadrës ambicioze të MTV München

Mediat gjermane kanë shkruar për futbollistin 18-vjeçar nga Prishtina, Kaon Maliqi, i cili këtë sezon do të luajë për klubin MTV 1879 München në ligën Bezirksliga.

Pas gjashtë vitesh, ekipi nga Mynihu u ngjit në këtë ligë dhe është përforcuar me disa emra të njohur, mes tyre ish-profesionistë dhe nipin e legjendës gjermane Franz Beckenbauer. Maliqi, shihet si pjesë e brezit të ardhshëm të talentëve të klubit,trasmeton Raporto24 shkruajn mediat Gjermane

Trajneri-lojtar Alexander Kaltner, autor i 26 golave sezonin e kaluar, ka theksuar se suksesi i skuadrës nuk bazohet te paratë, por te miqësia dhe fryma e bashkëpunimit.

MTV München e ka nisur mirë sezonin, me një barazim 1:1 në ndeshjen hapëse dhe një fitore 2:0 në javën e dytë. Objektivi i klubit është mbijetesa në ligë, por trajneri beson se ekipi mund të surprizojë kundërshtarët.

Kaon Maliqi, si një nga përforcimet e reja, pritet të jetë pjesë e këtij rrugëtimi dhe të tregojë potencialin e tij në futbollin gjerman/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU