Llapi ka realizuar një tjetër përforcim në këtë afat kalimtar, duke siguruar shërbimet e futbollistit 22-vjeçar, Arbnor Aliu, nga skuadra gjermane Holstein Kiel.
Aliu ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin llapjan, duke u rikthyer kështu në Kosovë pas shumë vitesh karriere në Gjermani. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e klubeve si ESV Eintracht Hameln, HSC/BW Tündern, Hannover 96, Schalke 04 dhe së fundi te Holstein Kiel II.shkruan Raporto24
Në arenën ndërkombëtare, Aliu ka përfaqësuar Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat U15–U18, ndërsa ka zhvilluar edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Kosovës U21./Raporto24





