Superlajm për futbollin e vajzave: Ndeshjet e Superligës transmetohen falas në FIFA+

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dhënë një lajm të madh për futbollin e vajzave. Në bashkëpunim me FIFA-në, nga kjo fundjavë të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen falas në platformën FIFA+.

“Ky hap është pjesë e përkushtimit tonë për fuqizimin e futbollit të vajzave, si një nga shtyllat qendrore të strategjisë së FFK-së”, thuhet në njoftim.

Kështu, çdo tifozë do të mund ta ndjekë ekipin e tij të zemrës kudo që ndodhet, pa pagesë, thjesht duke instaluar aplikacionin FIFA+.

Ndeshjet e xhiros së parë:

E shtunë

KFF Ulpiana – KFF Prishtina (16:30) KFF Dukagjini – KFF Mitrovica (16:30) KFF Malisheva – KFF Feronikeli (17:00) /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU