Dimal Basha është zgjedhur së fundmi kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, duke marrë një prej pozitave më të rëndësishme politike në vend. Por, e kaluara e tij është e lidhur ngushtë me sportin, e në veçanti me futbollin.
Sot (e martë), deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan Dimal Bashën si kryetar të ri, me 73 vota për 30 kundër dhe 3 abstenuan.
Në të kaluarën, Basha ka treguar një lidhje të veçantë me sportin, sidomos me futbollin
45-vjeçari ka qenë pjesë e ekipeve rinore të FC Ferizajt, ku ka kultivuar disiplinën, punën ekipore dhe përkushtimin – vlera që sot i aplikon edhe në politikë.
Edhe pse karrierën sportive nuk e ka vazhduar në nivel profesionist, ai shpesh e përmend si periudhë formuese për karakterin e tij.






