Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit çek. Ai realizoi golin e tretë për Sparta Pragën në përballjen ndaj Zlinit, të vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.
Rrahmani shënoi në minutën e 59-të, pasi kaloi mjeshtërisht mbrojtësin kundërshtar dhe goditi fuqishëm nga distanca, duke e dërguar topin në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë personal i tij në këtë ndeshje dhe i pesti në sezonin aktual të ligës çeke, duke e konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të momentit./Raporto24/
⚽ Sparta jde do trháku a naděje Zlína jsou ty tam. 🫢 Na dva góly v krátkém sledu asistovaly nové akvizice a ostrými pálily ověřené stálice – Birmančevič a dnes podruhé oslavenec Rrahmani. 🔥 #chanceliga pic.twitter.com/dshu8LCiJU
— Oneplay Sport (@oneplaysportcz) August 31, 2025





