Portieri brazilian Ederson nuk ka kaluar te Galatasaray, ashtu siç ishte parashikuar javët e fundit. Ai sapo është zyrtarizuar si lojtar i Fenerbahces.
Ky transferim u finalizua në orët e fundit të afatit kalimtar, pasi klubi turk shiti portierin kroat, Dominik Livakoviq, te skuadra spanjolle Girona.
Me këtë lëvizje, Ederson i jep fund aventurës së tij me Manchester Cityn pas tetë sezoneve të suksesshme, ku fitoi shumë trofe dhe u shqua si një nga portierët më të mirë në botë./Raporto24/





