Rrahmani deklarohet pas humbjes turpëruese: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona

Kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani për Klan Kosovën dhe Artmotion.

“Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm”.

“Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.”

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU