Gazetarja Qeqa Krelani me kritika të ashpra për Edon Zhegrovën: “Lojtari më i mirë i 50 viteve, por pa karakter sportiv”

Gazetarja Qeqa Krelani ka reaguar ashpër ndaj mungesës së Edon Zhegrovës në dy ndeshjet e rëndësishme të Kosovës kundër Zvicrës dhe Suedisë.

Ajo rikujtoi fjalët e babait të Zhegrovës, i cili dikur thoshte se “djalin tim gjumi nuk e merr kur vjen me luajtur për Kosovën, gjithmonë i pari merr aeroplanin”, duke pyetur se ku është sot sulmuesi i Juventusit në dy ndeshjet më të mëdha të historisë së Dardanëve.

Krelani përmendi edhe shembuj të tjerë si Goran Pandev me Maqedoninë e Veriut dhe Alexander Isak me Suedinë, të cilët pavarësisht angazhimeve me klubet e tyre, asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim paraqitjen për Kombëtaren.

“Zhegrova është lojtari më i mirë i 50 viteve të fundit të Kosovës, por është lojtari më pa serioz, pa karakter sportiv, pa disiplinë, dhe interesin e klubit e vendos mbi interesin e Kosovës”, ka thënë ajo, duke shtuar se paraqitjet me flamurin e Kosovës në rrjete sociale nuk mjaftojnë nëse mungon për ndeshjet më të rëndësishme./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU