Finlanda ka shkaktuar surprizën më të madhe të EuroBasket 2025, duke eliminuar Serbinë me rezultat 92-86 në fazën e 1/16-ës. Ky sukses historik e dërgon ekipin nordik në çerekfinale, ndërsa i jep fund rrugëtimit të një prej pretendenteve kryesore për trofeun, pavarësisht pranisë së superyllit Nikola Jokić.
Lauri Markkanen udhëhoqi finlandezët me 29 pikë, ndërsa Elias Valtonen ishte hero i minutave të fundit, duke shënuar një treshe vendimtare mbi Jokić dhe duke mbyllur ndeshjen me 13 pikë,trasmeton Raporto24
Në këtë fitore historike pjesë ishte edhe basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni, i cili kontribuoi me 3 kërcime dhe 2 asistime. Pas ndeshjes, Maxhuni u shpreh se kjo ishte një nga fitoret më të veçanta të karrierës së tij, duke e cilësuar Serbinë si një skuadër fenomenale.
Finlanda tashmë pret me entuziazëm përballjen e radhës në çerekfinale, ndërsa eliminimi i Serbisë është cilësuar nga mediat evropiane si një “tërmet” i vërtetë në basketbollin kontinental./Raporto24/


