“Obsesion” i Tayna-s pushton botën, edhe gazetari më i famshëm sportiv i bashkohet fenomenit
Kënga “Obsesion” e artistes kosovare Tayna, vazhdon të thyejë çdo kufi të mundshëm të suksesit. Pas miliona klikimeve në platforma digjitale, listave ndërkombëtare dhe sfidave virale, tashmë ajo ka marrë hov edhe nga bota e sportit.
Gazetari sportiv më i famshëm në botë, i njohur për ndikimin e tij në media dhe në rrjetet sociale, nuk i ka shpëtuar dot energjisë së “Obsesion”. Ai ka ndarë publikisht pëlqimin e tij për këngën duke postuar me këtë këng. Ky reagim e konfirmon edhe një herë se “Obsesion” nuk është thjesht një këngë, por një fenomen kulturor që bashkon sportin, artin dhe publikun nga çdo cep i botës.
Me beat-in e saj unik dhe tekstin që ka bërë jehonë te publiku i gjerë, “Obsesion” po konsiderohet si një soundtrack i përditshmërisë ndërkombëtare. Nga stadiumet e futbollit e deri te pistat e vallëzimit, nga fansat e zakonshëm e deri te figurat më të njohura të medias, kënga e Tayna-s është kthyer në simbol të energjisë dhe të sukseseve të reja shqiptare në botë.
Ky moment është një tjetër dëshmi e fuqisë së Tayna-s për të thyer barrierat, për të qenë zëri i një gjenerate dhe për ta vendosur muzikën shqiptare në qendër të vëmendjes globale.







