Chelsea si Manchester United – Kriza vazhdon për Blutë e Londrës

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje 1:3 ndaj Brightonit në ndeshjen e javës së gjashtë të Premier League-s.

Blutë e Londrës e nisën më mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 24-të me golin me kokë të Enzo Fernándezit.

Por në pjesën e dytë situata kthehet kundër tyre. Danny Welbeck shënoi golin e barazimit në minutën e 77-të me një prej kokave të tij. Në kohën shtesë, Maxim De Cuyper shënoi golin që e vuri Brightonin në epërsi (në minutën e 90+2’) me një tjetër kokë. Dhe më vonë, pas minutës së 90+10’, Welbeck vulosi rezultatin final me golin e tij të dytë.

Kështu, Brighton-i përmbysi ndeshjen dhe thelloi krizën për Chelsean./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU