Mediumet sllovene shkuajnë se Kombëtarja e Sllovenisë ndodhet para një sfide vendimtare në rrugën drejt Kupës së Botës 2026, teksa të premten përballet me Kosovën tonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përzgjedhësi Matjaz Kek dhe futbollistët e tij janë të vetëdijshëm se përballja me Dardanët do të jetë një “orë e gjysmë e së vërtetës”, shkruan mediumi “Sportklub”
Sipas mediumit slloven, edhe pse në letër Kosova mund të konsiderohet si kundërshtari më modest në grupin kualifikues, realiteti është krejt ndryshe. Ekipi i Franco Fodës është treguar i organizuar dhe luftarak, veçanërisht në ndeshjet në shtëpi, ku atmosfera në “Fadil Vokrri” kthehet në një avantazh të madh për Dardanët.
Në anën tjetër, një humbje ndaj Kosovës dhe Zvicrës në tetor do të shuante përfundimisht ëndrrën e pjesëmarrjes së Sllovenisë në Kupën e Botës.
Në anën tjetër, një humbje ndaj Kosovës dhe Zvicrës në tetor do të shuante përfundimisht ëndrrën e pjesëmarrjes së Sllovenisë në Kupën e Botës.
Për momentin, Sllovenia shihet si favorite vetëm në letër, ndërsa në fushë Dardanët kanë treguar se mund të rivalizojnë çdo kundërshtar – sidomos kur luajnë para publikut të tyre në Prishtinë, përfundon shkrimi i mediumit slloven. /Telegrafi/





