Infantino: “Sa herë që shkoja jashtë, më dilte përpara Fadil Vokrri – ai ishte zëri i Kosovës në UEFA e FIFA”

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ndarë një kujtim të veçantë për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, gjatë një ceremonie të organizuar në Prishtinë, ku ai u nderua me Medaljen e Nderit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Raporton Raporto24.com

Në fjalimin e tij, Infantino shprehu emocionet e tij për këtë nderim dhe kujtoi se sa herë që udhëtonte për në takime ndërkombëtare, Fadil Vokrri ishte gjithmonë aty, duke lobuar për futbollin e Kosovës dhe duke e promovuar atë në arenën ndërkombëtare. Ai tha:

“Sa herë që shkoja jashtë, më dilte përpara Fadil Vokrri – ai ishte zëri i Kosovës në FIFA.”

Infantino theksoi se ky angazhim i Vokrrit ishte vendimtar për pranimin e Kosovës në UEFA më 3 maj 2016, një ngjarje historike që e mundësoi pjesëmarrjen e klubeve kosovare në kompeticionet evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Konferencës Evropiane.

Pas marrjes së medaljes, Infantino shprehu se ndihej si në shtëpi në Kosovë dhe e konsideronte këtë nderim si një mirënjohje për punën e palodhur të Fadil Vokrrit dhe të gjithë popullit të Kosovës. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë:

“Do të doja ta kushtoja këtë medalje, këtë nder dhe mirënjohje për Fadil Vokrrin dhe për gjithë popullin e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.”

Ky moment shënon një njohje të rëndësishme për kontributin e Fadil Vokrrit në zhvillimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, duke e vendosur atë në një pozicion të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të sportit./Raporto24

Shiko videon në Facebook

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU