Pas fitores historike të Kosovës ndaj Suedisë në Göteborg, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me një postim emocionues në Facebook, duke e cilësuar këtë triumf si një dëshmi të rritjes së madhe të Kombëtares dardane.
🇽🇰💪 Urime fitorja e madhe Kosovë!
Çfarë fitore, çfarë emocioni, çfarë krenarie…
E mposhtim sërish Suedinë 🇸🇪 dhe e blindojmë pozitën e dytë në grup.
Këta djelmosha thjesht të lënë pa fjalë dhe na japin krenari të pashterrshme me talentin dhe shpirtin e tyre luftarak.
Fitorja e një muaji më parë në “Fadil Vokrri”, sonte në Göteborg, u dëshmua se nuk ishte e rastësishme, por konfirmim i rritjes së madhe të Kombëtares sonë dardane.
Goli i Fisnik Asllanit në stadiumin “Ullevi” na dha emocione të papërshkrueshme, ndërsa angazhimi deri në atomin e fundit i secilit futbollist për ta mbrojtur epërsinë ishte i pashoq.
Urime Kosova ime 🇽🇰 për këtë fitore të madhe!
Vazhdojmë me përkushtim dhe besim drejt ëndrrës së madhe – kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
Falënderim nga zemra për secilin futbollist, përzgjedhësin Franco Foda dhe stafin e tij për punën e shkëlqyer, si dhe për çdo pjesëtar të stafit të Kombëtares për përkushtimin e treguar në vazhdimësi.
Mirënjohje të veçantë për tifo-grupin “Dardanët” dhe bashkatdhetarët tanë nga Suedia, Evropa dhe mbarë bota që ishin sonte në numër të madh përkrah ekipit tonë./Raporto24
#BashkëPërKosovën






