Paraqitjet fantastike me Kosovën, Avdullahut i rritet vlera në “Transfermarkt”

Futbollisti i Hoffenheimit, Leon Avdullahu ka një vlerë më të lartë në sajtin e njohur “Transfermarkt”.

Mesfushori bëri dy paraqitje fantastike me Kosovën gjatë këtij muaji, duke barazuar me Slloveninë dhe duke fituar ndaj Suedisë

Andaj kjo ka ra në sytë e faqes së njohur “Transfermarkt” – të cilët kanë vendosur t’i rrisin vlerën 21-vjeçarit.

Nga 10 milionë euro, vlera e futbollistit kosovar është rritur në 12 milionë euro.

Kujtojmë që Avdullahu u transferua te Hoffenheimi gjatë afatit kalimtar të verës për 8 milionë euro./Indeksonline/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU