Shqipëria është shumë pranë sigurimit të vendit të dytë në Grupin K, që do t’i mundësojë pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Botërorit 2026.
Sipas portalit “Football Meets Data”, Kombëtarja kuqezi pritet të jetë pjesë e vazos së tretë, bashkë me Sllovakinë, Rumaninë dhe Kosovën – çka do të thotë se Shqipëria nuk do të mund të përballet me Kosovën në këtë fazë.
Në bazë të projeksioneve aktuale, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë pritet të jenë nga vazo e dytë, ku aktualisht renditen:
Uellsi Hungaria Skocia Republika Çeke
Sipas analizës së të dhënave, Shqipëria ka rreth 17% gjasa të përballet me Hungarinë, shkruan “Top Channel”.
Një tjetër disavantazh për kuqezinjtë është fakti se, për shkak të pozicionimit në vazon e tretë, ndeshjet do t’i zhvillojnë jashtë fushës, duke e bërë rrugën drejt Botërorit edhe më sfiduese.





