Barcelona publikon listën kundër Gironës, Yamal rikthehet në skuadër

Barcelona do të luajë sot ndeshjen derbi ndaj Gironës në La Liga.

Katalanasit, do të tentojnë t’i rikthehen fitores pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Sevillës, ku të cilët u rrëzuan nga kreu i tabelës.

Mungesa e madhe për Barçën është ajo e Raphinhas dhe së fundi e Lewandowskit, të cilët të dy janë të lënduar.

Mirëpo lajm i mirë është rikthimi i 18-vjeçarit, Lamine Yamal i cili kishte munguar edhe me Spanjën në ndeshjet e tetorit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU