Aktor dhe tifoz i madh i futbollit, Adnan Blaku, ka bërë sot një gjest simbolik për ekipin e tij të zemrës, KF Llapin. Ai ka dhuruar dy palë patika për kapitenët e skuadrës, Benjamin Emini dhe Axel Gnapi.
Në fotografinë e publikuar, pas tyre shihen portretet e heroit Zahir Pajaziti, simbol i luftës për liri, dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, që e bëri Kosovën pjesë të futbollit global.
“Si aktor e tifoz i futbollit, e djalë i Llapit, sot dhashë një dhuratë të vogël për ekipin tim të zemrës”, shkroi Blaku mes tjerash.
Marka “Patika nga Londra” vazhdon të mbështesë futbollin vendor me pajisje sportive cilësore.Raporto24/






