Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet intensive për ndeshjen e rëndësishme të së shtunës në Lubjanë. Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer.
“Fokusi i përzgjedhësit Franco Foda ishte te aspektet taktike, dhe lajmi i mirë është se të gjithë lojtarët janë gati për ndeshje!”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor dhe me Zvicrën më 18 nëntor. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të vendosin fatin e kualifikimit për Kampionatin Botëror në SHBA, Kanada dhe Meksikë.





