Agim Ademi publikon foto nga Sllovenia, një ditë para ndeshjes Slloveni–Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar një foto nga Sllovenia vetëm një ditë para ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet në stadiumin Stozice në Lubjanë.

Ademi, i cili ndodhet pranë Dardanëve në kampin e ekipit kombëtar, ka shprehur besim të plotë në paraqitjen e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme të kualifikimeve.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“Me Dardanët në stadiumin ‘Stozice’, me besim të plotë për ndeshjen e nesërme. 🇽🇰💛💙
Forca Kosovë!”

Ndeshja Slloveni–Kosovë luhet nesër në Lubjanë dhe pritet me interes të madh nga tifozët kosovarë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU