Sot, futbolli kosovar shkruan një tjetër kapitull vendimtar. “Dardanët” zbresin në fushë në Ljubljanë përballë Sllovenisë, në një natë që pritet të sjellë emocione, tension dhe spektakël futbolli.
Kosova ka në dorë një mundësi të artë: një pikë mjafton për të siguruar play-offin, por fitorja e mban Kombëtaren në luftë për vendin e parë – një arritje që vetëm pak vite më parë dukej e pamundur.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese në stadiumin “Stozice”, ku sfida Slloveni–Kosovë nis sonte në orën 20:45.
Skuadra e Franco Fodës ka treguar rritje të jashtëzakonshme gjatë kampanjës kualifikuese dhe tani ka mundësinë ta vendosë Kosovën në hartën e madhe të futbollit evropian.
Të gjithë sytë janë aty, në Ljubljanë. Dardanët kanë shansin t’i japin vendit një natë për historinë./Raporto24/





