Mbrojtja ringrihet fuqishëm: Katër ndeshje radhazi pa pësuar gol – sinjal i fortë para sfidës vendimtare me Zvicrën

Kosova hyn në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Eliminatoret e Kupës së Botës me besim të madh dhe me një statistikë mbresëlënëse: katër ndeshje radhazi pa pësuar gol. Përballja e së martës kundër Zvicrës, ekipit të vetëm që na ka mposhtur dhe na ka shënuar deri tani, vjen në momentin ideal për Dardanët.

Ndeshja e parë në Bazel, ku Kosova pësoi një humbje të rëndë 4-0, u shndërrua në pikën e kthesës. Pas asaj mbrëmjeje të vështirë, ekipi reagoi fuqishëm me tri fitore dhe një barazim, duke shfaqur një mbrojtje të hekurt dhe organizim të lartë.

Fitorja e parë pas Bazelit erdhi ndaj Suedisë (2-0), në një sfidë ku trajneri Franco Foda – pa kapitenin Amir Rrahmani – ndryshoi skemën në 3-5-2. Treshja e mbrojtjes përbëhej nga Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova dhe Fidan Aliti, ndërsa në portë shkëlqeu Arijanet Muriç. Në krahë luajtën Dion Gllamçeta dhe Mërgim Vojvoda.

Barazimi 0-0 me Slloveninë në “Fadil Vokrri” solli një risi të madhe: debutimin e Albian Hajdarit nga Hoffenheim, i cili menjëherë u shndërrua në titullar të rëndësishëm. Ai formoi një treshe solide me Krasniqin dhe Alitin.

Në ndeshjen pasuese kundër Suedisë si mysafir, Kosova paraqiti një tjetër strukturë mbrojtëse: Hajdari – Krasniqi – Kreshnik Hajrizi. Kjo treshe bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, duke vulosur fitoren 1-0.

Në katër sfidat e para në portë ishte Aro Muriç, ndërsa ndaj Sllovenisë u rikthye Amir Shaipi, që ruajti gjithashtu portën të paprekur./Raporto24/


Foto:Blerim Uka

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU