Stadiumi i qytetit në Drenas pritet të marr një pamje krejtësisht të re. Kjo pasi Qeveria ka ndarë një shumë prej 4.5 milionë eurove.
Madje, 900 mijë euro shtesë ndahen nga Komuna e Drenasit
Hajrullah Çeku në rrjetet sociale, ka treguar se ky stadium pritet të përdorët për Lojërat Mesdhetare, që priten të mbahen në Kosovë gjatë vitit 2030.
Stadiumi ku luan skuadra e Feronikelit ’74 ka një pamje fantastike dhe me investimin e fundit që do të bëhet – do kompletohet

Ky stadium, pritet t’i plotësoj edhe kriteret e UEFA-s. Madje edhe Kombëtarja e Kosovës në një të ardhme të afërt mund të luajë këtu./Indeksonline/





