“Zhegrova mahnit Italinë – tifozët kërkojnë më shumë minuta për yllin kosovar”

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, edhe pse luajti vetëm 12 minuta për Juventusin në ndeshjen ndaj Udineses, la gjurmë të forta në fushë.
Në ato pak minuta, Zhegrova tregoi kualitet të jashtëzakonshëm, driblime të shpejta dhe kreativitet, duke i vënë në vështirësi mbrojtësit e Udineses

Me paraqitjen e tij energjike, Zhegrova i elektrizoi tifozët në stadium, të cilët e duartrokitën për çdo prekje të topit. Ndeshja e tij shkurt, por plot shkëlqim, ndezi rrjetet sociale.

Faqe e tifozë e analistë italianë po shpërndajnë komente lavdëruese, duke kërkuar që Zhegrova të ketë më shumë minuta nën fanellën bardhezi.

Në vetëm 13 minuta lojë, statistikat e tij flasin vetë:

24 prekje topi 16 pasime të sakta 2 driblime të suksesshme 0 frikë nga rreziku ✨🇽🇰

Në Twitter është bërë “nami”, ku tifozët italianë e quajnë Zhegrovën “Il Calcio”, “The Flash”, “çudi e fushës” dhe “lojtar që e bën futbollin më argëtues”.

Atmosfera për Edonin është e jashtëzakonshme – dhe një gjë është e qartë:
Tifozët e Juventusit duan më shumë Zhegrovë në fushë! 🖤🤍👏🏻/Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU