Lëndohet Granit Xhaka, mungon ndaj West Ham

Granit Xhaka ka pësuar një lëndim të ri dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës të skuadrës së tij.
Sunderland ka njoftuar zyrtarisht se futbollisti kosovar ka dëmtuar kyçin e këmbës gjatë fitores së fundit ndaj Crystal Palace. Si pasojë e këtij lëndimi, Xhaka nuk ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit për ndeshjen e sotme kundër West Ham United.
“Granit Xhaka është përjashtuar nga udhëtimi i sotëm i skuadrës drejt West Ham United. Mesfushori pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe aktualisht po kalon një periudhë rehabilitimi në ‘Academy of Light’”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ende nuk dihet nëse Granit Xhaka do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme apo nëse do të mungojë për një periudhë më të gjatë/Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU