I konsideruar si sulmuesi me i mire i Premier League me Arsenalin, Thiery Henry mban rekordin e golave ne Arsenal me 228 gola. Ish lojtari i Barcelones, New York Red Bulls dhe Monaco po ashtu ka pasur shumw sukses për shtetin e tij francez ku ka fituar kupën botërore.
Ne nje intervist pwr “The Guardian” Henry tregon njw histori prej fëmijërisë ku kanw filluar problemet mendore.
“Për ta kuptuar këtë, duhet të kthehesh në fëmijërinë time. Kur isha fëmijë, nuk ndjeva asnjë dashuri. Kur babai im më mbante në krahë, gjëja e parë që thoshte ishte: ‘Ky fëmijë do të bëhet një futbollist i jashtëzakonshëm.’
Henry vazhdon të tregojë për babain e tij i cili e shtyu atë që të përformojë në futboll, dhe që e kritikoi më së shumti.
“Ai më formoi. Ishte i ashpër. Në moshën 13 vjeç, luajta një ndeshje që fituam 6–0. Shënova të gjashtë golat. Por gjithmonë bëhej fjalë për atë që nuk kisha bërë, kurrë për atë që kisha bërë”.
Henry shpjegon se këto probleme mendore i ka bartur edhe në moshën madhore kur janw shfaqur fëmijët e tij.
“Gjithmonë kam jetuar me frikë, me ndjenjën se duhej t’u bëja qejfin të tjerëve përmes futbollit tim dhe parave të mia – deri ditën kur partneri im dhe fëmijët e mi filluan të qanin për personin që jam. Atëherë më në fund ndihesh njeri.”
Thierry Henry vazhdon të i jap rëndësi shëndetit mendor për futbollistët e nivelit elitar të cilët ballafaqohen me stres dhe presion qdo ndeshje.





