Brikena shihet në lot – momenti që mori vëmendje në dasmë të Gimbos dhe Selin

Një moment i veçantë është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku DJ Gimbo dhe Selin Bollati organizuan një ceremoni martesore simbolike brenda lojës, transmeton Raporto24.

Atmosfera e festës u shoqërua me muzikë dhe interpretimin e këngëtares Artjola Toska, duke krijuar një ambient festiv për banorët e shtëpisë.

Gjatë momentit kur çifti realizoi vallëzimin e parë si të martuar, vëmendjen e mori një reagim i papritur nga banorja tjetër, Brikena Selmani.

Modelja nga Kosova u pa me lot në sy teksa ndiqte skenën, duke ngjallur kureshtje mes banorëve dhe publikut për arsyen e emocioneve të saj, e cila mbetet ende e paqartë.

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU