Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin në Regjistrin Qendror të Kosovës iu është mundësuar të regjistrohen edhe serbët.
Haradinaj thotë se Qeveria e Kosovës në dy vendime ka mundësuar “regjistrimin e kriminelëve të Serbisë dhe familjarëve të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës”.
Postimi i plotë:
Për të gjithë skeptikët rreth këtij vendimi, këtu është e vërteta e zezë mbi të bardhë, e nënshkruar nga ministri. Në dy data të ndryshme, një herë në vitin 2024 dhe pastaj e plotësuar në mënyrë të detajuar në mars të vitit 2026, të cilën po e parafrazoj më poshtë:
“Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë të regjistruara faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe/apo vdekjen) në struktura jolegale serbe, nga data 10 qershor 1999 deri më 15 mars 2026, kanë të drejtë të aplikojnë për regjistrimin e atyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës.”
Kjo, pra, është e vërteta në lidhje me regjistrimin e kriminelëve të Serbisë dhe familjarëve të tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës.


