Deklarata e fortë: A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans?

Afërsia e banorit Miri me Selinën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” vazhdon të komentohen gjerësisht jashtë reality-show-t, sidomos për faktin se ai është i martuar, shkruan Raporto24.

Për këtë situatë ka folur edhe ish-banorja e këtij formati, Olta Sheta, e cila ishte e ftuar në emisionin Live From Tirana, ku u pyet për raportin mes Mirit dhe Selinës.

Ajo u shpreh mjaft e drejtpërdrejtë, duke thënë se nga ajo që ka parë në ekran, beson se Miri do të ishte gati të shkonte edhe më tej nëse do të kishte një shans real me Selinën.

Olta hodhi poshtë edhe pretendimet që bashkëshortja e tij mund ta tolerojë këtë afërsi për shkak të një mentaliteti më liberal. Sipas saj, një sjellje e tillë nuk lidhet me kombësinë, por me gjendjen reale të marrëdhënies mes çiftit.

Në analizën e saj, ish-banorja la të kuptohet se është e mundur që marrëdhënia mes Mirit dhe bashkëshortes së tij të mos ketë më të njëjtin pasion si më parë, çka sipas saj mund të sjellë një lloj tolerance në raport.

Megjithatë, ajo theksoi se nëse një marrëdhënie vazhdon pavarësisht situatave të tilla, shpesh arsyeja kryesore mbetet familja dhe fëmijët, duke sugjeruar se respekti për vajzën mund të jetë faktori që e mban ende të qëndrueshme lidhjen e tyre.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU