Një moment i transmetuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, pasi një veprim i Gimbos ndaj Brikenës nuk kaloi pa reagime, shkruan Raporto24.
Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Gimbo ka imituar mënyrën e të folurit dhe mimikat e Brikenës. Ky veprim u bë shpejt viral në internet dhe nxiti reagime të shumta nga publiku.
Pas publikimit të videos, familjarët e Brikenës reaguan publikisht përmes një postimi në Instagram, ku shprehën pakënaqësinë ndaj situatës dhe mënyrës se si ishte trajtuar ajo në shtëpi.
Në mesazhin e tyre thuhej:
“E kuptojmë panikun e nominimit, por të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje. Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë!”
Reagimi i familjarëve ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit e modeles dhe është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë diskutimet rreth raportit mes dy banorëve.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim dhe cili prej banorëve do të përballet me eliminimin në spektaklin e së martës.


