Vjedhje grabitqare në Prishtinë, tre të mitur ia marrin paratë një punëtoreje – viktima në ballafaqim me të dyshuarit lëndoi dorën

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes grabitqare në një lokal në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, të premten në ora 20:40.

Është raportuar se deri sa ankuesja f/k ishte në vendin e saj të punës në një lokal kanë hyrë tre persona të dyshuar të mitur dhe nga aty kanë arrit të marrin para të gatshme”, thuhet në raport.

Viktima në ballafaqim me të dyshuarit ka lënduar dorën ku dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU