“Pse bre ka hyrë pa mua, s’më ka pritur do hynim bashkë”, momenti kur Gimbo mëson se Gjesti ndodhet në burg

Menjëherë pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, DJ Gimbo u përball me një lajm të papritur gjatë intervistës në studio. Moderatori Ledion Liço i tregoi për situatën e fundit që përfshin mikun e tij, reperin Gjesti, transmeton Raporto24.

Sipas informacioneve të bëra publike, Gjesti është përfshirë në një incident në ambientet e kompanisë që menaxhonte materialet e tij në platformat online, ku dyshohet për kërcënim ndaj stafit. Pas këtij zhvillimi, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe aktualisht ai ndodhet në izolim.

Ky lajm e zuri në befasi DJ Gimbën, i cili reagoi spontanisht, duke e kaluar momentin me një dozë humori: “Pse bre nuk më ke pritur, do kishim hyrë bashkë”, u shpreh ai, duke bërë një krahasim ironik mes daljes së tij nga shtëpia dhe situatës së mikut.

Megjithatë, përtej reagimit të parë, ai theksoi se shqetësimi kryesor mbetet gjendja e Gjesti. DJ Gimbo u shpreh se tani që është jashtë, do të angazhohet maksimalisht për ta mbështetur dhe ndihmuar në këtë periudhë të vështirë.

Reagimi i tij nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale, ku fansat e dy artistëve e komentuan gjerësisht, duke rikthyer në vëmendje miqësinë dhe bashkëpunimet e tyre ndër vite.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU