Mbrëmja e kaluar u shndërrua në një festë të paharrueshme për Jozin, i cili shënoi 30-vjetorin e lindjes me një organizim madhështor, shkruan Raporto24.
Atmosfera festive mblodhi pranë tij miq dhe persona të afërt, ndërsa në mesin e të pranishmëve nuk mungoi as partnerja e tij, Xhoana Toshi. Ajo ndau me ndjekësit momente nga kjo natë speciale, duke reflektuar emocionet dhe energjinë pozitive që e karakterizoi festën.
Krahas pamjeve, Xhoana përcolli edhe një mesazh të ndjerë urimi, ku shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për Jozin, duke i uruar lumturi dhe suksese në vazhdim.



