“Të kujtojnë gjë?”, Rogerti i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës Monika Kryemadhit në spektakël, ja si përgjigjet ajo

Një moment i pazakontë, por plot humor, u regjistrua gjatë spektaklit të kësaj mbrëmjeje, duke sjellë një situatë që nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen, transmeton Raporto24.

Në kuadër të 1 Prillit, banori Rogerti vendosi të “luajë” me opinionisten Monika Kryemadhi, duke e futur në një rrëfim të sajuar. Ai pretendoi se ata njiheshin që para hyrjes në “Big Brother” dhe se mes tyre kishte ekzistuar një marrëveshje për ta mbështetur atë në rolin e saj.

Për ta bërë historinë sa më bindëse, Rogerti solli në skenë disa xhaketa, duke e pyetur nëse i kujtonin diçka. Situata mori një kthesë interesante kur u përmend se ato i përkisnin Ilir Meta, të cilat, sipas rrëfimit, kishin përfunduar te familjarë të Rogertit.

Reagimi i Kryemadhit nuk mungoi, e cila me qetësi dhe ironi e lidhi historinë me të shkuarën e saj personale, duke sqaruar se lidhja e vetme ishte përmes ish-bashkëshortit të saj.

Në fund, kur e vërteta doli në pah dhe shakaja u zbulua, ajo e mori situatën me sportivitet, duke shtuar me humor se ishte një rast i mirë për të përmendur sërish emrin e Ilir Metës pas disa ditësh “pauzë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU