Futbollistet e Kosovës fituan 3-1 ndaj Bullgarisë në ndeshjen e zhvilluar në Sofje, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Vendaset kaluan të parat në epërsi, kur Aleksandra Yaneva realizoi për 1-0 në minutën e 9-të.
Reagimi i Kosovës ishte i shpejtë: kapitenia Erëleta Memeti barazoi në minutën e 15-të me një goditje direkte nga këndi për 1-1.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Blerta Smaili shënoi një gol të bukur për ta përmbysur rezultatin në 2-1, rezultat që mbylli pjesën e parë.
Të besuarat e Sami Sermaxhajt, zhvilluan një pjesë të dytë stabile dhe arritën ta ruanin rezultatin deri në fund.
Fitorja u vulos në fund të takimit nga Arjeta Fejza, e cila realizoi në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 3-1.


