Muriqi dhe Yamal nominohen për lojtarin e muajit në FC26 LaLiga

EA SPORTS FC 26, përmes LaLiga Ultimate Team, ka shpallur kandidatët për Lojtarin e Muajit prill 2026, dhe ndër ta figuron edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi me një kartë speciale me vlerësimin 87.

Muriqi është përzgjedhur për performancën e tij të jashtëzakonshme në kampionatin spanjoll, duke u dhënë tifozëve mundësinë të votojnë për të në këtë votim prestigjioz.

Gara pritet të jetë e ashpër, pasi në listë është edhe ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me një kartë speciale me vlerësimin 89, duke treguar peshën e këtij nominimi për të dy lojtarët.

KosovaPress

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU