Ronaldo luan i sëmurë dhe përfundon duke vjellë pas ndeshjes

Cristiano Ronaldo vazhdon të dëshmojë një mentalitet të jashtëzakonshëm, por këtë herë duke sfiduar edhe shëndetin e tij.

Pas fitores së 15-të radhazi të Al Nassr kundër Al Ettifaq (1-0), trajneri Jorge Jesus zbuloi për Reuters se ylli portugez luajti i sëmurë dhe në gjendje të rënduar fizike.

Edhe pse vuante nga lodhja ekstreme dhe problemet me stomakun, CR7 qëndroi në fushë deri në minutën e 89-të, duke ndihmuar skuadrën e tij të blindojë kreun e tabelës me tetë pikë avantazh.

Situata pas ndeshjes ka qenë mjaft dramatike për sulmuesin, i cili këtë vit synon pjesëmarrjen në Botërorin e tij të gjashtë. Trajneri Jesus shpjegoi se ishte në dilemë nëse duhej ta aktivizonte fare:

“Ai po vuante nga dhimbjet e stomakut dhe një ndjenjë e përgjithshme lodhjeje. Kur e zëvendësova, ai shkoi direkt në dhomat e zhveshjes dhe volliti”, deklaroi tekniku.

Megjithatë, kjo sakrificë tregon pse Ronaldo mbetet lideri i padiskutueshëm i Al Nassr, ku ka shënuar tashmë 24 gola këtë sezon.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU