Alarm për zhdukje në Prizren, vajza gjendet në Gjakovë

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku një prind ka njoftuar se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, ndërsa ankuesi kishte deklaruar se ishte kontaktuar nga një person i panjohur, i cili e kishte njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës.

Sipas Policisë, njësitet hetuese kanë arritur ta lokalizojnë të miturën dhe kanë zhvilluar intervistën me të. Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj po qëndron në atë lokacion dhe se vazhdon të bashkëjetojë me një person mashkull kosovar.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin, ndërsa rasti mbetet në procedurë të mëtejme.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU