Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit me disa fotografi të reja të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë djalit të saj, Daskanit.
Në imazhet e ndara, këngëtarja duket duke shijuar momente të veçanta me të birin, ndërsa buzëqeshja dhe afërsia mes tyre kanë tërhequr vëmendjen e fansave.

Artistja, e cila së fundmi është përkushtuar edhe jetës familjare, po e përjeton me shumë lumturi mëmësinë. Ndërkohë, ajo është në pritje të fëmijës së saj të dytë, duke u bërë sërish nënë në një të ardhme të afërt.





