Sot është një ditë e veçantë për reperin e njohur kosovar, Arian Agushi – Gold AG, i cili feston 40-vjetorin e lindjes, shkruan Raporto24.
Në këtë rast, urimet për artistin kanë nisur që në orët e para të ditës, ndërsa më i veçanti erdhi nga bashkëshortja e tij, Ermira. Ajo publikoi në rrjetet sociale një fotografi të Gold AG-së së bashku me fëmijët e tyre, duke e shoqëruar me fjalët e thjeshta, por plot dashuri: “Urime ditëlindja, dashni.”

Për Gold AG, ky përvjetor shënon një kapitull të ri në jetë, teksa artisti vazhdon të mbetet një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.





