Majlinda Kelmendi, e njohur për publikun edhe si ish-partnerja e reperit Majk, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Ajo ka publikuar disa fotografi të reja, ku shfaqet në super formë, duke vënë në pah linjat e saj trupore dhe stilin e kuruar. Pamja e saj nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për elegancën dhe paraqitjen mbresëlënëse.
Ndryshe, Majlinda është nënë e një djali nga lidhja e saj me reperin Majk. Aktualisht, ajo po i përkushtohet jetës së saj dhe po shijon rolin e një nëne beqare, duke mbetur aktive edhe në rrjetet sociale.







