Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të veçantë për bashkëshortin e saj, Kreshnik Gjergji, i cili sot feston ditëlindjen, shkruan Raporto24.
Me këtë rast, artistja ka ndarë një fotografi romantike të çiftit, të shoqëruar me fjalë të mbushura me dashuri dhe mirënjohje.
“Gëzuar ditëlindjen paqes sime, shtëpisë sime, përgjithmonë mirënjohëse për çdo kapitull që shkruajmë së bashku. Qoftë ky vit t’i sjellë zemrës sate gjithçka që meriton”, ka shkruar Dafina në urimin e saj.
Screenshot







